Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://abuiyaad.s3.amazonaws.com/islam/fawzan-tribulations-world.mp3
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Allahu ju ruajt, cila është këshilla juaj për sprovat ndaj të cilave po përballet njeriu, sprova ndaj të cilave e gjithë bota është e ekspozuar? Dhe cili është qëndrimi që duhet të mbajë nxënësi i dijes kundrejt tyre?
Përgjigje: Këto fitne nuk do të mbarojnë dhe do të shtohen n.q.s. muslimanët nuk do t’i kthehen fesë së tyre ashtu siç duhet. Në të kundërt, këto fitne do të shtohen dhe Allahu do t’u japë dominim armiqve (të Islamit) kundër muslimanëve.
O vëllezër! Kur ndodhi një gabim nga disa prej sahabëve në betejën e Uhudit kur i dërguari i Allahut ﷺ u kërkoi atyre që të qëndronin në kodër për të mbrojtur pjesën nga pas të ushtrisë së muslimanëve pasi vetëm në këtë mënyrë (nga pas), do të ishte e mundur që kufarët t’i sulmonin dhe të fitonin mbi muslimanët. Kur përfundoi lufta fillimisht me fitoren e muslimanëve dhe ata filluan të mblidhnin plaçkën e luftës, i dërguari u tha atyre:
”Fituam apo humbëm mos e braktisni pozicionin në kodër.”
Por kur ata që ishin në kodër panë muslimanët (e tjerë) që grumbullonin plaçkën e luftës, menduan se lufta mbaroi dhe thanë: “do të zbresim dhe do të marrim pjesë dhe ne në ndarjen e plaçkës së luftës dhe do t’i ndihmojmë ata.’’ Kreu i tyre u tha: A nuk ju tha i dërguari i Allahut ﷺ që të mos e braktisni pozicionin në kodër qofshim fitues apo jo? Por ata nuk i vunë rëndësi fjalës së tij dhe zbritën duke e lënë vetëm atë bashkë me disa harkëtarë të tjerë të cilët ranë shehidë, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Mushrikët përfituan nga ky rast, u ngjitën në kodër nga prapa tyre dhe i sulmuan muslimanët befasisht pa e kuptuar këta duke qenë se këta besonin se ishin të mbrojtur e të sigurt, por u gjendën të rrethuar nga kufarët si përpara ashtu dhe nga pas. Kështu që lufta e zhvilluar midis tyre për herë të dytë, përfundoi në një fatkeqësi për muslimanët, me humbjen e tyre dhe vrasjen e një pjese të tyre. E gjithë kjo për shkak të një gabimi sa që dhe i dërguari i Allahut ﷺ u godit nga kjo fatkeqësi në këtë betejë pasi dënimi kur vjen, i prek të gjithë, si të devotshmit ashtu dhe jo të devotshmit. Edhe i dërguari u godit nga kjo fatkeqësi. Një prej dhëmbëve të tij u thye, helmeta e tij ﷺ në kokë u thye, u plagos në fytyrë në nofullën e tij nga ku i rrodhi gjak, alejhi salatu ue selem. E gjithë kjo për shkak të një kundërshtimi që iu bë urdhrit të tij ﷺ.
وَلَقَدْ صَدَقَكُمُ اللَّهُ وَعْدَهُ إِذْ تَحُسُّونَهُمْ بِإِذْنِهِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا فَشِلْتُمْ وَتَنَازَعْتُمْ فِي الْأَمْرِ وَعَصَيْتُمْ مِنْ بَعْدِ مَا أَرَاكُمْ مَا تُحِبُّونَ ۚ مِنْكُمْ مَنْ يُرِيدُ الدُّنْيَا وَمِنْكُمْ مَنْ يُرِيدُ الْآخِرَةَ ۚ ثُمَّ صَرَفَكُمْ عَنْهُمْ لِيَبْتَلِيَكُمْ ۖ وَلَقَدْ عَفَا عَنْكُمْ ۗ وَاللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ
“Allahu përmbushi premtimin e Tij ndaj jush, ngase me Lejen e Tij i vratë (kufarët) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet jush në çështjen e vendit (që u pat caktuar profeti) dhe pasi vërejtët atë që e dëshironit (plaçkën e luftës), atëherë e kundërshtuat (urdhrin e profetit). Pati prej jush që e donin këtë jetë, e pati prej jush që donin botën tjetër. Pastaj, për t’ju sprovuar Ai u zmbrapsi juve prej tyre.” Ali Imran, 152.
Pastaj më pas Allahu u premtoi atyre duke thënë: ’’Po Allahu ua fali juve’’, d.m.th. nuk do t’i ndëshkojë më pas. Pra kjo tregon që mosbindja, qoftë dhe nga ana e njerëzve më të mirë, i ekspozon njerëzit kundrejt dënimit. Ç’mund të thuhet sot kur një pjesë e mirë e muslimanëve, mjaftohen vetëm me emërtimin “musliman’’ pa e konkretizuar Islamin (me fjalë dhe me vepra). Ata nuk e konkretizojnë Islamin, nuk gjykojnë sipas Islamit, nuk besojnë (siç duhet) në akiden Islame, nuk u përmbahen dispozitave të kërkuara, nuk bëjnë urdhërimin për të mirë dhe nuk ndalojnë nga e keqja. Prandaj nuk duhet të çuditemi që këto fitne të bien mbi muslimanët. Dhe nuk ka shpëtim prej këtyre fitneve vetëm se duke iu kthyer Librit të Allahut dhe sunnetit të të dërguarit të Allahut ﷺ.