Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: El-Fataua el-Mute’alika bit-Tib ue Ahkamil-Merad, fq. 286
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi i sterilizimit për shkak të arsyeve që mjekët bashkëkohorë i kanë dhënë?
Përgjigje: Kjo është e lejuar vetëm nëse është e nevojshme. Përndryshe, është e detyrueshme që të mos veprohet kjo gjë. Allahu i Lartësuar, na ka nxitur për pasur pasardhës dhe umet sa më të madh. Por nëse është e domosdoshme për shëndetin e individit, atëherë është e lejuar në të njëjtën mënyrë siç është e lejuar të përdoren kontraceptivë, për të parandaluar shtatzëninë përkohësisht për shkak të përfitimeve të lejueshme sipas sheriatit.