Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi
Burimi: http://olamayemen.com/index.php?article_id=2697
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë e këshilloni personin i cili është në mes martesës dhe kërkimit të dituris dhe si ti kombinoj martesën dhe kërkimin e dituris?”
Përgjigje: “Nëse ai mund të studiojë një kohë që korrespondon me një deri në katër vjet pa u martuar në mënyrë që ai mund të arrijë dituri të dobishme kjo është më mire. Nëse ai nuk mund ta bëjë këtë dhe martohet, ai duhet të sigurohet që të martohet me një grua të drejtë që e ndihmonë atë me studimet e tij.
Unë thashë se ai duhet ti japë prioritet studimeve për një kohë për shkak se shumica e grave të sotme nuk i ndihmojnë burrat e tyre me studimet e tyre. Ato kanë shumë kërkesa. Ato duan atë dhe këtë dhe të tretën e të katërtën. Ajo imiton gratë e tjera dhe tregon se si ato kanë atë dhe këtë me përjashtim të atyre që Allahu i ka mëshiruar, e ato janë të pakta.
Shumë të rinj i shmangen studimeve kur ata martohen. Ata i shmangen studimeve. Sepse ai ka një grua të dhenë pas dunjas dhe materialiste që është dhënë vetëm në kërkim të interesave personale, preokupimi i saj është dunjaja. Ajo kujdeset vetëm se si; të ha, të pi, të vishet, të del jashtë dhe ta humb kohën kot. Ajo nuk i ndihmonë me studimet, Allahu na ndihmoftë . Prandaj, ai duhet të fitojë dije.
Pasi ai të ketë fituar dituri, ai nuk duhet të martohet me cilën do grua. Ai duhet të përpiqet të martohet me një grua fetare.
Profeti sal-Allahu alejhi ue selem ka thënë:
”Prandaj, martohu me gruan fetare, tu mbulofshin duart tuaja me rërë.”
Ajo duhet të jetë e drejtë dhe e ndershme. Siç ka thënë Allahu:
يَاأَيُّهَاالنَّبِيُّقُللِّأَزْوَاجِكَإِنكُنتُنَّتُرِدْنَالْحَيَاةَالدُّنْيَاوَزِينَتَهَافَتَعَالَيْنَأُمَتِّعْكُنَّوَأُسَرِّحْكُنَّسَرَاحًاجَمِيلًا
”O ti Profet, thuaju grave tuaja: ”Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës.” 33:28
Kjo do të thotë se ai do të ndahet prej tyre:
وَإِنكُنتُنَّتُرِدْنَاللَّهَوَرَسُولَهُوَالدَّارَالْآخِرَةَفَإِنَّاللَّهَأَعَدَّلِلْمُحْسِنَاتِمِنكُنَّأَجْرًاعَظِيمًا
”E në qoftë se e doni Allahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të jeni të sigurta se Allahu ka përgatiur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë punë të mira.” 33:29
Në kohën e Selefëve ishte zakon që martesa të jetë ndër mjetet më të mira për të ndihmuar studimet.
Pas kësaj martesa u bë prej pengesave më të mëdha lidhur me studimet, përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu. E gjitha fillon pakëz. Pastaj rritet. Kërkesat shtohen. Sapo të sëmuret fëmija duhet dërguar në spital. Nuk ka mbështetje në Allahun. Nuk ka durim. Për çdo gjë më të voglën. Ato as që duan të vënë një leckë të lagur mbi fëmijun. Menjëherë kur ta zënë ethet (temperaturë e lartë e trupit) ai dërgohet në spital. Ndoshta mjafton me një peshqir të lagur tja vëndosësh dhe i zbret temperatura, siç ka ardhë në hadith ku thuhet:
”Ethet i takojnë gjerësisë së Xhenemit. Prandaj ftohe atë me ujë.”
(Buhari (10/146) dhe Muslimi nr 2209).
As kjo gjë e vogël nuk mund të trajtohet. Menjëherë duhet dërguar fëmijun në spital. Me përjashtim të atyre që Allahu i ka mëshiruar.”