Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Studenti i huaj nuk e shkurton namazin

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda Uen-Nur (1007)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Këtu është një francez dhe një italian. Ata pyesin nëse ende u lejohet të shkurtojnë namazet?

Përgjigje: Kur kanë ardhur ata?

Pyetësi: Pothuajse para një muaji.

Përgjigje: Pse keni ardhur këtu?

Pyetësi: Për të studiuar.

Përgjigje: A jeni duke studiuar tani?

Pyetësi: Po.

Përgjigje: Atëherë nuk iu lejohet më që t’i shkurtoni namazet. Duhet t’i falni të plota.

Shpërndaje: