Alameh Muhammed bin Abdil-Uehab el-Uasabi (v. 1436)
Burimi: Damaxh-Xha’aluha Shu’lah min Nar ba’d an kanat Shu’lah min Nur, fq. 6-7
Përktheu: Valdet Gashi
Mos shkakto sëmundjen e zemrës tënde. Qëndro larg nga personi i cili dëshiron të flet me ty dhe të shkaktojë sëmundjen e zemrës tënde. Thuaj atij se ju keni ardhur këtu për të pastruar zemrën dhe jo për ta ndotur atë. Vetëm shikoni në disa njerëz në Damaxh! Shikoni çfarë ndodhi me ta, kur ata filluan të dëgjojnë thashethemet. Ata dëgjuan thashetheme derisa ranë në urrejtje, pakënaqësi dhe grupime dhe Damaxhi ra. Megjithatë, ai do të ngritet përsëri – nëse do Allahu – kur mirësia dhe dhuratat të kthehen në të.
I këshilloj personat përgjegjës për qendrat – pavarësisht nëse është Shejkh Abdur-Rrahman [el-Adni], Shejkh [Muhammed] el-Imam1, Shejkh [Abdul-Aziz] el-Bura’i, Shejkh Abdullah bin Mar’i [el-Adni] në Shihr apo përgjegjësit e tjerë të qendrave si vëllai ynë Ebu Ammari tek ne në Hudejdeh, Ahmed bin Selim në Husejnijjeh, Shejkh Hasan Iljauah në Shabuah dhe të tjerët – që të kujdesen për qendrat e tyre dhe kurrë të mos pranojnë asnjë zallahi në lidhje me ndonjë dijetarë.
Ne i respektojmë të gjithë dijetarët. Ne i respektojmë dijetarët në Hixhaz, Nexhd dhe në të gjitha vendet e tjera në botë përderisa ata t’i përmbahen Kuranit dhe Sunnetit. Ne i respektojmë ata, i vlerësojmë ata dhe i nderojmë ata. E njëjta gjë vlen edhe për dijetarët e Ehl-us-Sunnetit në Jemen. Ne i pranojmë ata me kënaqësi. Ne nuk lejojmë që ndonjë dijetarë të shpifet apo të fyet. Nuk ka rëndësi nëse ai është në Jemen, Hixhas, Nexhd, Egjipt, Sudan apo diku tjetër. Si mund të pranojmë që dijetarët të shpifen dhe të fyen kur ne nuk lejojmë që as një njeri i thjeshtë të shpifet dhe të fyet? Nëse ne shohim një person duke e fyer apo duke e nënçmuar një njeri të thjeshtë i themi atij që ta ketë frikë Allahun dhe të hesht. Ti je student. Sigurohu që të veprosh siç thotë dituria. Ndërsa në lidhje me thirrësat dhe dijetarët, kështu që ne veprojmë edhe më shumë në këtë mënyrë.
Lidhur me Hizbitë, unë u kam thënë juve se ne heqim dorë para Allahut nga të gjithë ata që devijojnë nga Kurani dhe Sunneti. Secili trajtohet përgjatë devijimit të tij. Në komunitetin tonë ne pranojmë vetëm njerëzit me sjellje që nuk ankohen dhe që askush nuk ankohet në ta. Ai është numër një tek ne. Ai nuk ankohet dhe askush nuk ankohet në të. Ai ka një sjellje të bukur dhe respektohet. Ai kujdeset për mësimet e tij, të mësuarit përmendësh, shkruan, planifikon mësimet e tij, i përsëritë ato, thërret në fenë e Allahut, bashkëpunon në thirrjen për në fenë e Allahut dhe i mëson vëllezërit e tij. Ai është një njeri i suksesshëm.
1 Shih https://www.perlatmuslimane.com/category/menhexh/persona-ndaj-te-cileve-dijetaret-kane-paralajmeruar/muhammed-iman/