Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetaua el-Haram el-Medenij (56)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Një person është diplomuar në Universitetin Islamik në të cilin ai studioi akiden (besimin) e Selefëve katër vite. Pas diplomimit ai shfaqi më shumë se ai është Eshari dhe si rezultat ai fillojë të mohojë Lartësimin e Allahu dhe shumë Cilësi tjera. A konsiderohen studimet e tij në universitet të mjaftueshme për të thënë se atij i ka arritur e vërteta dhe të etiketohet si bidatçi?”
Përgjigje: ”Para së gjithash, lus Allahun ta udhëzojë vëllaun tonë në të qëlluarën, në menhexhin e saktë Selefi dhe ta shpëtojë nga besimet e rreme. Është detyra jonë që të lutemi për të.
Së dyti, a i është treguar e vërteta atij, nëse ai është mësuar nga Selefitë sipas metodologjisë Selefije. Ne nuk e dimë kush i’a ka mësuar akiden. Por ajo që të shkon në mendje bindshëm se të gjithë ata që japin mësim në akide kanë akiden e Selefit. Në këtë rast, atij i ka arritur e vërteta.
Unë e këshilloj këtë njeri t’a ketë frikë Allahun dhe t’a braktis këtë akide të rreme që kundërshton akiden Selefije dhe ta lerë vetën e tij që të gjykohet vetëm nga ajo që pasoi i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe Sahabët e tij.”