Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Studenti Selefi dhe Sufistat

Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami (v. 1416)

Burimi: https://youtu.be/vuWL-72u1Vs

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Më lejoni t’ju tregoj një histori të bukur në përfundim të këtij tubimi.

Një thirrës në fe nga kolegët tuaj, i cili ishte i diplomuar në universitetin Islamik [të Medinës] shkoi në Afrikë si nxënës i dijes.

Kur nxënësit [në Afrikë] e kuptuan se ky thirrës ishte një nxënës i dijes, i qëndrueshëm në Sunnet dhe Akide, ata u mblodhën rreth tij.

Duke pasur një numër të madh studentësh të mbledhur rreth tij, ata sollën pakënaqësi në zemrat e Sufive. Kështu, shehat e Sufive e tyre u bënë xhelozë në të; ata filluan ta shqetësonin kur ai shkonte në xhami, kur ai kthehej në shtëpi dhe hidhnin gjëra të dëmshme para derës së tij.

Nxënësit e tij thanë: Duhet të ankohesh tek pushtetari, pushtetari ishte ushtarak dhe nasrani (i krishterë). Ai u përgjigj: Jo! A të ankohem tek një jomusliman nasrani (i krishterë)? Unë do të durojë dhe kështu bëri.

Allahu dëshiroi që shehat Sufista të bëheshin të padurueshëm dhe përfundimisht të ankoheshin te pushtetari nasrani (i krishterë). [Ata thanë]: Në të vërtetë një individ ka ardhur nga Hixhazi dhe ka ndryshuar besimin tonë, ka krijuar trazira në rininë tonë dhe e ka bërë këtë dhe atë.

Ata e çuan thirrësin tek pushtetari, pas së cilës pushtetari e pyeti: “Si quhesh?”

Thirrësi iu përgjigj: “Emri im është kështu dhe kështu.”

Pushtetari tha: “Nga jeni?”

Ai u përgjigj: “Nga Arabia Saudite.”

Pushtetari ishte një njeri i arsimuar – ai ishte një afrikan që kishte studiuar në Evropë.

Ai e pyeti [thirrësin]: “A ke certifikatë?”

Ai u përgjigj: “Po, kam certifikatë.”

Pushtetari i tha: “Nga ku?”

Ai u përgjigj; “Nga Universiteti Islamik i Medinës.”

Kështu ai e shikoi thirrësin dhe [pastaj] shehat Sufi.

Pushtetari i pyeti Sufistat: “Dhe ju, ku keni studiuar?”

Ata u përgjigjën: “Ne studiuam këtu në vendin tonë.”

Ai u tha atyre: “Dëgjoni, a nuk jeni ju muslimanë? A nuk ishte profeti juaj në Arabinë Saudite? Profeti yt është varrosur në Arabinë Saudite. Ai ishte në Mekë pastaj emigroi në Medine dhe u varros aty.

Feja e saktë gjendet në vendin ku ishte profeti, në Arabinë Saudite. Ky [thirrësi] ka ardhur nga Saudia. Ai ka certifikatë [islame] nga qyteti i profetit tuaj. [Prandaj] ai është në të vërtetën. Nëse doni të mësoni prej tij, atëherë feja e saktë është ajo në të cilën ai është dhe jo ju.

Ai u tha atyre se ai dhe kolegët e tij kishin udhëtuar për në Evropë dhe studiuan. Ai gjeti që disa nga ritualet e praktikuara nga afrikanët në kishat e tyre [në vendin e tij] nuk u gjetën në Bibël.

[Po kështu] mendoj se ritualet që janë me ju nuk gjenden në Saudi. Kur erdhi feja, ajo erdhi prej aty [Arabisë Saudite]. Pra studijoni me këtë [njeri që ka studiuar në] Saudi i cili ka ardhur nga Arabia Saudite.

Përveç kësaj, askush të mos vijë të ankohet për të. Ose studioni tek ai ose heshtni.

Kështu Allahu i dha fitoren të vërtetës. Kur kjo ngjarje mu përmend mua më kujtoi fjalën e profetit (salAllahu alejhi ue selem);

”Vërtet, Allahu mund të ndihmojë këtë fe me anë të një mëkatari.”

I dërguari foli të vërtetën!

Shpërndaje: