Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr. (14/232-233)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nuk lejohet të studiohen ligjet e shpikura nga njerëzit për t’i zbatuar ato, përderisa ato janë në kundërshtim me ligjet e Allahut. Por është e lejueshme të studiohet ligji dhe të mësohet për të shpjeguar të metat e tij dhe se si kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe për të theksuar drejtësinë që ekziston në Islam, dhe sa është e dobishme dhe e mjaftueshme për njerëzit drejtësia islame.
Nuk është e lejueshme që muslimani të studiojë filozofin, ligje të krijuara nga njerëzit dhe të ngjashme, nëse ai nuk është në gjendje të dallojë atë që është e drejtë dhe çfarë është e gabuar në to, ai do të hutohet dhe do të devijoj nga rruga e drejtë. Por kjo është e lejueshme për atë që është në gjendje ta kuptojë atë pasi të ketë studiuar Kuranin dhe sunnetin, kështu që ai është në gjendje të dallojë të keqen nga e mira në këto subjekte, në mënyrë që ai të jetë në gjendje të konfirmojë të vërtetën dhe të anulojë të kotën për deri sa kjo nuk do ta tërheqë atë nga detyrat më të rëndësishme. Është e njohur se nuk është e lejueshme të mësohen këto lëndë në shkolla dhe universitete, dhe duhet të jetë vetëm për njerëz të veçantë që janë të kualifikuar për to, në mënyrë që ata të kryejnë detyrën e tyre islamike duke mbështetur të vërtetën dhe të hedhë poshtë të kotën.