Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Studimi i gjinekologjisë tek profesorët meshkuj

Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësja nga Holanda thotë: “Çfarë është gjykimi për ta studiuar gjinekologjinë duke pasur parasysh se profesori është mashkull dhe më duhet të shkoj në orë mësimi dy herë në javë ku ka prezent edhe studente femra? Myslimanët në vendin tonë kanë nevojë për të pasur mjeke femër, sepse mjekët jobesimtarë janë ata që i ndihmojnë femrave që të lindin. Cila është këshilla juaj në lidhje me këtë?”

Përgjigje: “Ajo që kuptohet nga pyetja jote, është që nuk ka profesoreshë femër që t’u jep mësim juve. Dhe ajo që kuptova është se profesori juaj është jobesimtarë. Në të vërtetë, ne myslimanët kemi nevojë për mjeke femra që t’i kontrollojnë gratë tona, qoftë kjo gjatë lindjes apo edhe në fusha tjera të mjekësisë, ku femra ka nevojë për mjekim dhe kërkon shërim për sëmundjen e saj. Në qoftë se çështja është ashtu si thua, që vendi juaj ka nevojë për femra specialiste, në mënyrë që ato të mos kenë nevojë të shkojnë tek jobesimtarët, atëherë nuk mendoj se ka pengesa që të studiosh tek mjeku mashkull, por me kusht që të mos jeni të veçuar nga të tjerët. Nëse ju jeni në sallë të mësimit me femra tjera dhe profesori është mashkull, atëherë nuk ka të keqe ngase këtu nuk ka veçim (me gjininë tjetër). E nëse keni mundësi të studioni mjekësinë tek profesoreshat femra, edhe në qoftë se ato janë jobesimtare, nuk ka dyshim se kjo është më mirë sesa të studioni tek profesorët meshkuj. Por siç unë e kuptova nga ju se nuk është e mundur të studioni tek profesoreshat femra. Përfundimisht, nuk ka ndonjë të keqe në këtë, me qëllim që t’i dalësh në ndihmë grave myslimane në të ardhmen. Por, mos u veço me profesorin. Është e detyrueshme që me ty të jetë dikush tjetër prej studenteve, asistenteve apo dikujt tjetër, kryesore që me ty të jetë dikush prej femrave.”

Shpërndaje: