“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Sufitë bëjnë Shirk më të rëndë sesa në kohën e lashtë

Sherh el-Kaua´id el-Arba´ah [Shpjegimi i katër parimeve] fq. 29-31
Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Vehab
Shpjegon: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Fusnotat: Shejkh Khalid bin Kasim er-Raddadi
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Sufitë thonë:

“Ne do t’ju shpëtojnë nga detet. Nëse hasni në diçka ju vetëm thërrisni emrat tanë dhe ne ju shpëtojmë.”

Është transmetuar nga teologët e sekteve të Sufive. Nëse dëshironi, ju gjithmonë mund të lexoni “Tabakat esh-Sha’rani”. Në të ekzistojnë gjëra që të japin puprriza kur lexon në lidhje me mrekullitë e njerëzve eulija; ata i shpëtojnë njerëzit nga stuhitë dhe nxerrin duart e tyre nga deti dhe e mbartin tërë anijën deri sa ta lëshojnë atë në tokë, pa ju lagur mangët e tyre. Këto janë vetëm disa nga gënjeshtrat dhe mitet e tyre. Pasiqë Shirku i tyre ndodh gjatë gjithë kohës, ata konsiderohen më të këqinj se idhujtarët e lashtë.
Pos kësaj Shejkhu ka thënë në librin “Keshf-ush-Shubuhat”:

“Njerëzit e lashtë e kishin zakon që të adhuronin të mirët në mesin e engjëjve, profetëve dhe besimtarëve dhe njerëzve të devotshëm, ndërsa këta Sufitë adhurojnë njerëzit më të këqinj të cilët ata vetë e pranojnë. Ata të cilët i quajnë zotërinj dhe ndihmës nuk e falin namazin, nuk agjërojnë dhe nuk largohen nga kurvëria, homoseksualizmi apo ndonjë mëkat tjetër. Ata nuk e konsiderojnë veten të jenë më përgjegjës për atë që bëjnë. Hallalli dhe harami nuk vlen më për ta, por vetëm për njerëzit e pa ditur. Ata e pranojnë vetë se zotërinjt e tyre nuk e falin namazin, nuk agjërojnë dhe nuk u shmangen mëkateve. Megjithatë, ata i adhurojnë ata të cilët i përkasin njerëzve më mëkatarë. Shembuj të tyre janë el-Hallaxhi, Ibn Arabi, es-Rifa’i, al-Bedeui dhe të tjerët.”

Shpërndaje: