Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: ”Likaul-Babil-Meftuh, (1)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë mund të themi më së paku në lidhje me Sufitë të cilët besojnë në mishërimin, dhe se një Arif (kategori e njerëzve tek Sufitë) mund të braktisë kryerjen e disa obligimeve si namazin? Në një prej poezive të tyre, thuhet: “Më adhuro mua dhe do më gjesh pranë teje”?
Përgjigje: “Këta Sufi që thonë atë që ju keni përmendur, se një Arif bën atë që ai dëshiron- kinse ky person ka të njëjtin status si Zoti i Lartësuar- se pasuesit e këtij (el-‘Arif) janë si kufoma në lidhje me pastruesin e vet (d.m.th. nuk ka asnjë mundësi kundërshtimi)- bën me të çfarë ai dëshiron- këta padyshim janë jobesimtarë, të cilët janë jashtë Islamit. Ndërsa në lidhje me Sufitë më të butë të cilët kanë futur disa risi në fe prej dhikreve e të ngjashme, ata nuk arrijnë në shkallën e mosbesimit. Pra, ka lloje dhe kategori të ndryshme të Sufive, ata nuk janë të gjithë njësoj. Megjithatë, duhet pasur parasysh se hapja e derës së risive në fe, qoftë në çështje të cilat kanë të bëjnë me adhurimin, është gjë e keqe dhe e dëmshme. Kjo gjë shkakton edhe zhvillimin e risive duke u bërë edhe më të rrezikshme, derisa të arrijnë të futen edhe në çështje të akides, siç e theksuat edhe ju pak më herët.”
_______________________________
Tek Sufit ‘Arif është çdo njëri që Allahu e lejon ta shohë Atë dhe i cili nxjerrë në pah të fshehtën (të tilla si gëzim dhe pikëllim). Gjendja e personit të tillë quhet Ma’rifeh (njohuri), ndërsa personi quhet Arif (njohës). Mu’xhemu-us-Sufijeh, fq. 270.