Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Nurun ‘aled-Derb (46 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Sufitë pohojnë se eulijave u vijnë njohuridhe dije e drejtpërdrejtë nga Allahu. Kur i kemi pyetur ata në lidhje me këtë, ata argumentuan me vizionin e Umer bin Khatabit (radijAllahu anhu) kur ai ia tërhoqi vëmendjen njërit prej ushtarëve lidhje me një kodër, ndërsa ai qëndronte duke predikuar në minber dhe se dija hyjnore që u jepet atij i takon asaj se Allahu veçon disa rob nga disa të tjerët. Çka thoni në lidhje me këtë?[1]
Përgjigje: Çdokush i cili thotë se ka dije rreth kaderit dhe çdokush që i beson këtij në këtë pretendim ai është kafir. Allahu (te ala) ka thënë:
“Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat dhe as nuk do ta dijë se kur do të ringjallet.” 27:65
Allahu (tabarake ue te ala) nuk ka lejuar askënd të merr pjesë në dijen e Tij të fshehtë. Përjashtimi i vetëm janë të dërguarit me të cilët Ai është i kënaqur:
“Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt, përveç të dërguarve që ka zgjedhur.” 72:26-27
Ata që pretendojnë se jenë eulija nuk janë të dërguar të Allahut. Në realitet, eulijat e Allahut nuk e pretendojnë këtë edhe nëse janë të tillë, dhe se eulija i vërtetë nuk është ai i cili pretendon diçka të cilën Kurani e thekson të kundërtën e saj në formë të prerë. Pretendimi se dikush e di të fshehtën vije në kundërshtim me ajetet e qarta nga libri i Allahut. Eulijai i Allahut zotëron dy cilësi të përmendura nga Allahu:
“Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. Të tillë janë ata që besojnë dhe që i frikësohen (Allahut).” 10:62-63
Këta që thonë se janë eulija, realisht nuk janë eulija nëse ata thonë se kanë dije rreth kaderit. Ata janë armiqtë të Allahut sepse ata e përgënjeshtrojnë Allahun dhe atë që është konfirmuar në rregulloren e të dërguarit të Tij ﷺ.
Lidhur me argumentin e tyre me dhuratën që Allahu ia dha prijësit të besimtarëve Umerit (radijAllahu anhu) në rastin e njohur, kjo nuk ka asnjë lidhje me kaderin. Dukuria ishte diçka materiale dhe vëzhgohej edhe pse ishte larg nga Umeri. Allahu ia shpalli atë atij. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me dijen e fshehur. Kjo është diçka relevante që Allahu ia shpallë atij që Ai dëshiron. Prijësi i besimtarëve Umeri (radijAllahu anhu) ishte pa dyshim një nga eulijat e Allahut pasi që ai zotëronte edhe besimin edhe frikën e sinqertë ndaj Allahut.
Këta që e quajnë veten e tyre eulija, duhet ta dini se ata nuk kanë të bëjë me eulijatë e vërtetë asgjë dhe nuk duhet t’u besohet atyre. Nëse ata thonë diçka që pastaj dëshmohet të jetë e saktë, dëshmohet se ata janë të përafërt me parashikuesit e fatit, nëse i tilli nuk është vetë një parashikues të cilit shejtanët i japin informacione. Përveç kësaj ata gënjejnë aq sa ata duan.
[1] Umer bin Khattabi (radijaAllahu anhu) dërgoi një ushtri në drejtim të romakëve. Para se të takoheshin dy ushtritë, ushtria muslimane kishte dy alternativa, të luftonte në fushë të hapur apo të mbrohej në një mal aty pranë. Në këtë kohë, Umeri (radijAllahu anhu) kishte hipur në minber për të mbajtur hytbe, dhe teksa fliste, thërret: “Tek mali, tek mali!” Pasi u kthye ushtria muslimane, muslimanët i pyetën se si kishin fituar. Komandanti musliman iu përgjigj: “Dëgjuam zërin e Umerit që na këshilloi të luftonim nga mali dhe ashtu vepruam dhe fituam.”