Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Ka disa që i sulmojnë katër Imamët dhe i shpërfillin përpjekjet dhe mundin e tyre në emër të mospasimit verbërisht ndaj tyre. A mund të sqaroni pozitën dhe vendin që ata e meritojnë?”
Përgjigje: “Ky është pozicioni i tij dhe është ai i cili duhet pyetur: “Çfarë di” dhe“Sa i ditur është ai që të shprehet kështu?” Kjo vjen nga një doktrinë moderne. Prandaj, duhet të pendohet tek Allahu dhe t’i respektojë dijetarët dhe librat të cilat ata i kanë shkruar. Nuk është e lejuar për të hapur derën e të përfolurit ndaj diturisë, dijetarëve dhe ndaj librave të tyre. A janë të gjitha të arriturat e myslimanëve përgjatë historisë deri më sot të pavlera? Me ardhjen e njerëzve të tillë, a janë bërë të pavlera veprat e myslimanëve dhe Imamëve? Subhan-Allah! Ne e pyesim atë:“Çfarë dinë?” Ai ndoshta nuk ka aspak dituri. Ne e pyesim atë: “Çfarë dinë?” Ai ndoshta nuk ka aspak dituri, ndërkaq ai dëshiron që njerëzit të mos marrin dije prej atyre sikurse prej Ahmed bin Hanbelit, Malikut, Ebu Hanifes, Shafiut dhe El-Euzait, të cilët dijen e kanë marrë direkt nga Kur’ani dhe Sunneti, pa pasur nevojë t’i kthehen librave të dijes dhe usulit. Disa prej tyre thonë gjëra të njëjta edhe ndaj ‘Elfije’ së El-Irakiut- që trajton tema të hadithit- dhe gjithashtu librit ‘Err-Rrahbijeh’. Kjo është nënçmim ndaj diturisë, Allahu na ruajttë. Ai duhet të pendohet tek Allahu dhe të shkruajë një artikull të ri në të cilin i sqaron gabimet e tija në këtë çështje.”