Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Çfarë është gjykimi për sulmet vetëvrasëse kundër jobesimtarëve?”
Përgjigje: ”Sulmet vetëvrasëse sjellin vetëm të keqen. Ato asnjëherë nuk kanë sjell ndonjë të mirë. Nuk është e lejuar që një person të eksplodoj veten e tij apo të vë eksploziv në ndërtesa. Pastaj ai i cili e bën këtë, thotë se kjo është Xhihad. Ky kurrë nuk është Xhihad. Kjo i përket sabotimit dhe shkatërrimit në tokë, andaj nuk është e lejuar.
Në këto ndërtesa ka gra, fëmijë dhe madje edhe myslimanë. Kush është përgjegjës për gjakun dhe jetën e tyre? Askush përveç teje!
Islami nuk është fe e kaosit. Islami është fe e rregulluar e cila respekton marrëveshjet. Kjo nuk është fe e shkatërrimit dhe sabotimeve. Ky nuk është fare Xhihad. Ata që thonë kështu, ata vetëm gënjejnë. Ky është shkatërrim. Xhihadi ka rregulla, kushte dhe vendime.”