Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sulmi me raketë i Huthive drejt Mekës

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=KuI3_uVqv18

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ju e dini, se çfarë ndodhi para dy ditësh, nga ana e Rafidave të cilët e gjuajtën një raketë drejt Mekës së sigurtë. Por falë mirësisë së Allahut (Subhanehu ue Te ala) dhe pastaj vëmendjës së ushtarëve tanë, shpërtheu raketa para se ajo të kishte arritur qëllimin e saj. Çfarë këshilloni lidhur me këtë? Me çfarë obligohen muslimanët në këtë çështje?

Përgjigje: Ne jemi të detyruar ta bëjmë hamd Allahun (xhele shanuhu) se ka shmangur dinakërinë e tyre ndaj xhamisë së shenjtë dhe që të lutemi kundër tyre. Ne duhet të lutemi kundër tyre. Ata meritojnë të ndëshkohen. Ata nuk janë të parët që e bëjnë këtë. Çfarë bënë Karamitah me shtëpin e shenjtë? Para tyre çfarë deshi të bënte Abrahah i abesininëve, ai deshi ta prishte qaben. Por Allahu (Xhela ue Ala) e mbikqyrë atë. Ai (Te ala) ka thënë:

أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصْحَابِ الْفِيلِ

A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit?” 1

Mbreti i Abisinisë erdhi me elefantë të mëdhenj për ta rrënuar qaben, por Allahu e pengoi atë. Ai dërgoi kundër tyre tufë pas tufe të zogjve. Çdo zog mbante tre gurë; një në sqep dhe dy në secilin kthetër. Ata i mbuluan ata me gurë. Çdo gur theu kokën e një pagani dhe i doli nga anusi i tij. Të gjithë u shkatërruan në vend. Asnjë nuk shpëtoi:

أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصْحَابِ الْفِيلِ أَلَمْ يَجْعَلْ كَيْدَهُمْ فِي تَضْلِيلٍ وَأَرْسَلَ عَلَيْهِمْ طَيْرًا أَبَابِيلَ تَرْمِيهِم بِحِجَارَةٍ مِّن سِجِّيلٍ فَجَعَلَهُمْ كَعَصْفٍ مَّأْكُولٍ

”A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit? A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar? Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë! Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar! Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!” 2

Ai vit është quajtur viti i elefantit. Atë vit lindi i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem).

Pra, çfarë vepruan Karamitah? Ata vranë haxhintë në xhaminë e shenjtë dhe në Arafat. Ata e morrën me vete gurin e zi dhe e vendosën atë në ndërtesën e vet të cilin e quajtën “qabe”. Ai qëndroi atje më shumë se 20 vite. 20 vite! Pastaj Allahu bëri që ai të kthehet në qabe.

Ky është veprimi i Shiave dhe Rafidave me vendin e shenjtë të Allahut (Azze ue Xhel). Këta janë Shiitët. Huthitë janë Shiah Rafidah! Ata vetëm trashëgimi e paraardhësve të tyre, por Allahu (Azza ue Xhel) rri në pritë të tyre.

________________

1 105:1

2 105:1-5

Shpërndaje: