Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (78 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cili është gjykimi për një sundimtar i cili nuk qeverisë me ligj të Allahut, ndërkohë që ai e konsideron të detyrueshme të qeverisurit me atë që ka zbritur Allahu?”
Përgjigje: “Vëllai im, kjo nuk është çështje e thjeshtë, nuk është e mundur të jepet një gjykim i përgjithshëm. Nëse jepet një fetva e përgjithshme, disa njerëz e keqkuptojnë atë. Në qoftë se sunduesi bën diçka, por që sipas këtij personi është në kundërshtim me Librin e Allahut, ai thotë për të se është kafir. Kështu bëjnë disa grupe në ditët e sotshme, pra kur ata bëjnë tekfir mbi sunduesit duke thënë se ata nuk kanë qeverisur me ligjin e Allahut, e që realisht nuk e kanë studiuar këtë çështje fare. Prandaj, unë besoj se është më mirë për të mbyllur derën për këtë çështje. Pra, është më mirë për të mbyllur derën në këtë çështje në mënyrë që njerëzit të mos e keqkuptojnë dijetarin i cili jep fetva e ta shfrytëzojnë fetvanë pastaj për t’u rebeluar kundër sunduesve të vendeve të tyre. Siç e dini, kjo çështje është shumë e rrezikshme. Dijetarët (Allahu i mëshiroftë!) e kanë sqaruar këtë çështje atëherë kur kanë folur për ajetet përkatëse të sures El-Maide. Andaj, mund t’i ktheheni fjalëve të dijetarëve në këtë çështje.”