Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (16/209-210)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A ka ndonjë sunnet të caktuar gjatë natës së bajramit?
Përgjigje: Unë nuk di diçka të veçantë përveç dhikrit të zakonshëm dhe tekbireve që përmenden në fjalët e Allahut -te ala-:
“Ai dëshiron që të plotësoni numrin, ta madhëroni Allahun për atë se ju udhëzoi dhe që të jeni mirënjohës e falënderues ndaj Tij.” 2:185
Vërtetë përmendet një hadith rreth vlerës së netëve të bajramit por dijetarët e kanë kritikuar zinxhirin e hadithit prandaj unë nuk mund të shprehem rreth ndonjë sunneti të veçantë.