“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Sunniu duhet të dallohet nga pasuesit e bidateve

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=18

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kush është ai që i kritikon dijetarët e Ehl-us-Sunnetit? Janë zotërinjtë e Ahmed el-Mu’alimit – sikurse Muhammedi Sururi dhe Muhammed Abdu. Janë ata që i kritikojnë dijetarët e Ehl-us-Sunnetin, i fyejnë dijetarët e Ehl-us-Sunnetit dhe i etiketojnë ata si skllevër të skllevërve.

Sa për ne, ne i kritikojmë bidatçitë. Ne do ti kritikojmë ata sot, nesër dhe pasnesër insha Allah. Në këtë ne kemi shembullin më të mirë në të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i cili i tha Muadh bin Xhebelit (radijAllahu anhu):

“A je një sprovues i madh, o Muadh?”

Ai (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu i tha Ebu Dherrit (radijAllahu anhu):

“Je një njeri që ke karaktere nga kohërat pagane.”

Një Sunni duhet të dallohet nga bidatçitë.

Shpërndaje: