“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Sureja e cila ndërmjetësoi

Imam Ebu Isa Muhamed bin Isa Et-Tirmidhi (v. 279)
El-Xhami (2891)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

9 – Kapitulli mbi vlerën dhe virtytin e sures El-Mulk

2891 – Muhamed ibn Beshari na tregoi: Muhamed ibn Xhaferi na tregoi: Shu‘beh na tregoi, nga Katadeh, nga Abbasi El-Xhushemi, nga Ebu Hurejra, nga profeti ﷺ, i cili ka thënë:

“Në Kuran është një sure me 30 ajete, e cila ndërmjetësoi për një njeri derisa iu falën mëkatet atij. Ajo është surja:

”Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem…” El-Mulk, 67:1

Hadithi është hasen (i mirë).


1 Hadithin e ka vlerësuar hasen (të mirë) imam Albani në Sahih Sunen Et-Tirmidhi (2891).

 

Shpërndaje: