Imam Ebu Daud Sulejman bin El-Ash’ath Es-Sixhistani (v. 275)
Es-Sunen (1400)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1400 – Na tregoi Amr ibn Merzuk: na njoftoi Shu‘beja: na tregoi Katadeh, nga Abbas El-Xhushemi, nga Ebu Hurejra, nga profeti ﷺ, i cili tha:
“Në Kuran është një sure me 30 ajete e cila ndërmjetëson për lexuesin e saj derisa t’i falen mëkatet atij.”
”Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem…” El-Mulk, 67:1
(tërë suren El-Mulk).
Hadithi është i mirë sipas imam Albanit në Sahih Sunen Ebi Daud (1400).