Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Burimi: http://www.sahab.net
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A ka mundësi të na sqaroni lidhur me përdorimin e shprehjes haxhi?
Përgjigje: Vëllai ynë këtu po pyet në lidhje me përdorimin e fjalës “haxhi” si llagap. Kjo fjalë është përhapur para disa shekujve. Disa njerëz e shkruajnë në hyrje të shtëpive të tyre haxhi filani.
Sahabët dhe tebiinët e bënin haxhin dhe nuk e përdornin këtë llagap. Andaj gjëja parësore është që të largohemi nga gjërat të cilat nuk kanë argumente në sheriatin Islam. Pastaj kjo gjë mund të të bëj të njohur, të futet edhe mos-sinqeriteti për veprën e kryer.
Disa prej njerëzve varin kornizë të madhe mbi derën e hyrjes në shtëpi (ku shkruan haxhi). Kjo gjë nuk është e mirë.
Nëse dëshiron të ke sinqeritet ndaj Allahut të Madhëruar, largohu nga këto shprehje sepse nuk janë nga mësimet e sheriatit Islam.