Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ta shohësh profetin (sal Allahu alejhi ue selem) në ëndërr

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ta shohësh profetin (salAllahu alejhi ue selem) në ëndërr në çfarëdo lloj forme qoftë, a konsiderohet përgëzim për atë që e sheh apo se ai është prej banorëve të xhenetit?

Përgjigje: Nëse e sheh në ëndërr në pamjen e tij të njohur, kjo është gjë e mirë – insha-Allah. Por nuk është garanci se ai është i shpëtuar apo se është i devotshëm. Sa prej kufarëve e munafikëve e kanë parë profetin (salAllahu alejhi ue selem) gjatë jetës së tij, por kjo nuk do u ndihmojë atyre aspak.

Atë e ka parë Ebu Xhehli i cili ka vdekur në kufër dhe është vrarë gjatë betejës së Bedrit. Gjithashtu, ‘Utbe bin Rebi’ah dhe Shejbe bin Rebi’ah të cilët vdiqën në kufër. Atë e ka parë edhe xhaxhai i tij Ebu Talib dhe ka vdekur në kufër. Atë e ka parë edhe xhaxhai i tij Ebu Lehebi dhe prapëseprapë ka vdekur në kufër. Atë e ka parë edhe Abdullah bin ‘Ubej, i cili ishte prijës i munafikëve dhe ka vdekur në kufër.

Pra, ata që e kanë parë atë (salAllahu alejhi ue selem) për së gjalli, nuk do të thotë se ata janë të udhëzuar apo se janë në islam dhe kjo gjë nuk është asnjë garanci për ata. Përveç nëse e kanë besuar atë, e kanë pranuar dhe ndjekur udhëzimin tij (salAllahu alejhi ue selem). Kështu është edhe për ata që e kanë parë në ëndërr.

Kush e sheh atë në ëndërr në pamjen e tij të vërtetë duke qenë prej besimtarëve dhe i sinqertë, kjo është shenjë e mirë.

Kush e ka parë atë për së gjalli apo në ëndërr e nuk i beson sheriatit islam dhe nuk i bindet mesazhit të tij, kjo pamje nuk i bën asgjë dobi, përkundrazi do të jetë argument kundër tij.

Ashtu siç jobesimtarët e kanë parë atë për së gjalli dhe nuk u ka ndihmuar atyre që të besojnë në të, dhe për këtë kanë pasur përfundim të mjerë.

E njëjta gjë është edhe për atë që e sheh në ëndërr dhe nuk i beson atij dhe asaj që ai ka porositur, nuk do t’i bëj dobi asgjë ajo ëndërr; përkundrazi do të jetë argument kundër tij.

Shpërndaje: