Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij
Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/2424
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Një pyetës thotë: “Nëna ime përdorë tableta vazhdimisht, por ato përmbajnë një përqindje të alkoolit. Aktualisht ajo nuk përdorë ato tableta nga frika që mos të veprojë diçka të ndaluar, por ajo ka nevojë për këtë ilaç. Çfarë duhet të bëjë ajo? Allahu ju bekoftë!”
Përgjigje: “Në raste të tilla, duhet të kthehet në atë se çfarë thotë mjeku, prandaj ajo i përdorë ato në bazë të recetës së mjekut. Pra, mjeku ose tregohet i ashpër ndaj saj për shkak të situatës së saj, ose ai e merr lehtë këtë dhe i jep asaj një ilaç tjetër. Kështu që, unë shpresoj që nëna juaj ta shqyrtojë këtë me mjekun specialist.”