Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Vizitova shejkh Albanin një muaj e gjysmë para vdekjes së tij. Atë e njoftuan me mua, kurse shejkhu ua ktheu: ”Më njoftuat me polemizuesin rreth agjërimit të ditës së shtunë dhe rreth përsëritjes së xhematit të dytë në namaz”. Unë ia ktheva: Po shejkhu ynë, akoma qëndroj në mendimin e kundërt me mendimin tënd, akoma mendoj se lejohet agjërimi i ditës së shtunë dhe përsëritjes së xhematit në namaz, sepse ti na ke mësuar kështu. Ai ma shtrëngoi dorën- kurrë nuk e harroj atë shtrëngim- dhe tha: Ne duam nxënës të tillë, që nuk kanë fanatizëm ndaj meje apo dikujt tjetër.”