Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (vdiq. 1420)
Burimi: Fetauah Islamijeh 1/33
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Si duhet të flas kur unë i “kërkoj dorën” një femre të re, në mënyrë që ta kuptoj besimin e saj, devotshmërinë, moralin dhe sjelljet e saj?
Dhe a është e lejueshme për mua që të ulem me të?”
Përgjigje: “Është e lejueshme për kërkuesin që ta shohë femrën të cilën ai e kërkon, por jo të jetë i vetmuar me të, sepse është transmetuar në formë autentike nga Sunneti i Profetit salallahu alejhi ue selem në lidhje me ndikimin negativ të këtij veprimi.
Ndërsa, ti mund ta pyesësh atë dhe kujdestarin e saj në lidhje me çfarë është e rëndësishme për ty në çështjet që bëjnë ta lidhësh me të martesën.”