Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Nëse një person bën tavaf rreth xhamisë së Husejnit, mirëpo ai ishte i paditur rreth gjykimit të saktë të këtij veprimi. A është ky shirk i madh apo i vogël?”
Përgjigje: “Tavafi rreth diçkaje tjetër pos Qabesë, si tavafi rreth varreve; – nëse bën tavaf për Allahun dhe mendon se kjo është e lejuar, atëherë themi se veprimi i tillë është bidat. Sepse Allahu na ka urdhëruar që tavafin mos ta bëjmë rreth asgjëje tjetër pos rreth “El-Bejtil-‘Atik (Qabesë)”. Kush bën tavaf për ta adhuruar Allahun, por këtë e bënë rreth diçkaje tjetër pos Qabesë, ai është bidatçi.
Por, nëse ai e bënë tavafin për varrin, për të varrosurin në atë varr rreth së cilit sillet, atëherë themi se veprimi i tillë është shirk i madh, sepse ai po e bën një prej adhurimeve për dikë tjetër pos Allahut.”