Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të agjërojë me komisionin apo me vendin që të parët e kanë parë hënën e re?

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: El-Fataua (2/339-340)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Duke pasur parasysh kalendarin e muajit të bekuar të Ramazanit muslimanët në perëndim përjetojnë konfuzion lidhur me hënën e re. Në Francë ne kemi një komision që përfaqëson muslimanët para pushtetit kufarë. Atyre u është dhënë për detyrë që të shpallin fillimin e Ramazanit. A është muslimani i detyruar që t’i përmbahet këtij komisioni apo vendit që së pari e sheh hënën e re?

Përgjigje: Muslimanët janë të ndarë mbi këtë çështje. A e ka çdo vend  hënën e re të vet në kuptimin që ata nuk duhet të agjërojnë derisa ata vetë të shohin hënën e re? Apo duhet të agjërojnë së bashku me muslimanët që tashmë e kanë parë hënën e re? Ka siç thashë mendime të ndryshme lidhur me këtë.

Muslimi transmetoi se Ummul Fadl e dërgoi robin e saj Kurejbin te Muauijeh në Sham. Kurejbi thotë: Shkova në Sham (Damask) dhe e kreva punën e saj, Ramazani filloi ndërsa unë isha atje dhe e pashë hënën e re natën e së premtes, pastaj erdha në Medine në fund të muajit. Abdullah ibn Abbasi më pyeti në lidhje me hënën e re dhe më tha: Kur e patë hënën? I thashë: E pashë natën e së premtes. Më tha ti e ke parë? I thashë Po, madje e panë edhe të tjerët dhe filluan agjërimin, dhe gjithashtu edhe Muauijeh. Ai më tha: Mirëpo ne e kemi parë natën e së shtunës dhe vazhdojmë të agjërojmë derisa të plotësojmë 30 ditë ose të shohim hënën e re. I thashë: A nuk të mjafton shikimi i hënës së re nga Muauijeh dhe se ai filloi agjërimin? Tha: “Jo, Kështu na ka urdhëruar i dërguari i Allahut ﷺ.” Muslimi (1087).

Ai pra nuk pasoi shikimin e atyre në Sham.

Shpërndaje: