Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Mexhmu-ul-Fatauah Bin Baz
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë kam fituar një shumë të caktuar parash përmes punës time si fotograf. Tani unë jam i gatshëm të heqë dorë për të arritur kënaqësinë e Allahut dhe kënaqësinë e të dërguarit të Tij. Cila është gjykimi në lidhje me këto para? A janë ato të paligjshme apo çfarë duhet të bëj me to?
Përgjigje: Unë shpresoj që të mos drejtohet ty asnjë fajësim në lidhje me këto para, sepse ti nuk ke qenë i sigurt se ajo ka qenë e paligjshme kur ju i keni fituar ato dhe ke qenë injorant rreth dispozites së Sheriatit në lidhje me këtë çështje, apo sepse ju mund të keni pasur ndonjë dyshim se ajo është e lejuar për shkak të mendimeve të atyre që mendojnë se fotografitë janë të lejuar. Kjo është për shkak se Allahu i Lartësuar në lidhje me Ahlul-Riba (njerëzit që mirren me kamatën) thotë:
”Ata që marrin kamatën, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse e ka ndaluar kamaten. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmon.”(2:275).
Allahu na mbroftë nga ajo. Ky ajet i nderuar tregon lejimin e fitimeve të mëparshëm të punëve jo të ligjshme në qoftë se robi pendohet tek Allahut dhe nuk ju kthehet asaj vepre. Nëse ju i ipni parate ose një pjese prej tyre si lëmoshë vetëm që të jeshë në anën e sigurt ajo është e mirë sepse profeti ﷺ ka thënë:
”Ai që qëndron larg nga dyshimet mund të ndjehet i sigurt në lidhje me besimin dhe nderin e tij”. (Bukhari, Muslimi, Nesai dhe të tjerët)
Por në lidhje me lëmoshën, nuk mund të gjej asnjë dëshmi bindëse për ta mbështetur këtë kërkesë