Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të ardhurat e ndaluara lejohen për trashëgimtarët

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (59 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ishte një burri i cili bënte shitblerje me mallra të ndaluara dhe grumbulloi një pasuri të madhe. Tani ai është i vdekur. Ai u lejohet trashëgimtarëve të tij të trashëgojnë këtë pasuri dhe ta ndajnë atë mes tyre?

Përgjigje: Nëse një person ka të ardhura të ndaluara dhe vdes, të ardhurat janë të ligjshme për trashëgimtarët. Është i vdekuri që ka mëkatuar. Por në qoftë se trashëgimtarët e dinë se ndonjë pjesë e pasurisë i takon një individi të veçantë, ata duhet t’ia kthejnë atë pronarit. Shembull i kësaj është që një person pa të drejtë uzurpon tokën e fqinjit të tij dhe vdes. Nëse trashëgimtarët e dinë këtë, ata duhet ti’a kthejnë përsëri tokën e uzurpuar fqinjit. Sepse është pronë e tij. E njëjta gjë vlen për mallrat e vjedhura. Nëse hajduti vdes është e detyrueshme për trashëgimtarët që t’ua kthejnë sendet e vjedhura pronarit.

Shpërndaje: