“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Të ashtuquajturat kaside-ilahi fetare nuk janë Poezi

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është gjykimi mbi këndimin e kasideve fetare me zë të lartë në xhamia, me rastin e festave fetare?”

Përgjigje: “Së pari, nuk ka në Islam kaside fetare.

E dyta, nuk është e lejuar që t’i pengosh namazlitë në xhami qoftë edhe me lexim të Kuranit. E çfarë të themi për kasidet të cilat pretendohen të jenë islame?! Është më parësore që ato të mos jenë të lejuara. Profeti salallahua lejhi ue selem ka thënë:

يا أيها الناس كلكم ينادي ربه فلا يجهر بعضكم على بعض بالقراءة القرآن

“O ju njerëz, të gjithë ju e thërrisni Zotin tuaj, andaj të mos e ngritni zërin gjatë leximit të Kuranit e ta bezdisni njëri-tjetrin.”

Pyetësi: “Ata i krahasojnë ato me poezinë e Hasan bin Thabit.”

Shejkhu: “A është kaside fetare poezia e Hasan bin Thabit?

Unë po të them ty se në Islam nuk ka kaside fetare. Për poezinë e cila është në mbrojtje të Profetit salallahu alejhi ue selem, thuaj çfarë të duash. Mirëpo, nuk të lejohet të këndosh dhe ta bësh atë si pjesë të fesë. Ajo duhet të lexohet në të njëjtën mënyrë sikurse ti e përmend Allahun, apo kur dërgon salavate mbi Profetin salallahu alejhi ue selem.”

Pyetësi: “Si nuk ka kaside dhe këngë fetare kur ajo ka përmbajtje islame dhe flet për porosi islame?”

Shejkhu: “Kjo për të cilën po flet ti, a ka ekzistuar në kohën e Selefëve (të parëve tanë të mirë) radijallahu anhum. Ne do të falmi ty për formën e të shprehurit. Allahu të faltë ty dhe mua! Pra ky lloj (kasidesh), a kanë qenë i njohur tek Selefus-salih?”

Pyetësi: “Për çfarë lloji e keni fjalën, Shejkh?”

Shejkhu: “Këtë lloj për të cilin e ke për qëllim ti dhe për të cilin ishim pajtuar që të mos ia marrim për të keq njëri-tjetrit…? Pse nuk flisni?”

Njëri nga prezantuesit: “(Shejh dëshironi të thoni) Pse nuk e dini? Ne po flasim Shejkh, por nuk po e dimë.”

Pyetësi: “Qëllimi me poezitë dhe kasidet arabe…”

Shejkhu: “Më fal, unë nuk kërkoj që ta përsëritësh atë që e the më herët, ngase unë isha i kujdesshëm dhe të kuptova se çfarë the. Unë dua të më përgjigjesh shkurt në pyetjen time, a ka qenë kjo e njohur tek Selefus-salih?”

Pyetësi: “Jo, nuk ka qenë.”

Shejkhu: “Shiko tash po flet pasi ishe i heshtur. S’ka gjë, s’ka gjë, ajo e cila ishte e mjaftueshme për ata (të parët tanë të devotshëm), është e mjaftueshme edhe për ne.”

Shpërndaje: