Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të bashkohemi me bidatçitë kundër armiqve të Allahut?!

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Në ditët e sotme, myslimanët janë të përçarë në grupe dhe parti të ndryshme. Ndërsa Allahu i Lartësuar, na ka ndaluar që të jemi të ndarë dhe të kundërshtohemi mes vete. Disa prej myslimanëve e konsiderojnë veten: Selefi, Esharij, Sufi, Maturidij etj. Ndërsa, pyetja ime është kjo: A mund t’i mbyllim sytë në çështje të Imanit i cili ka të bëj me Dashurinë dhe Urrejtjen (për hir të Allahut) me të vetmin qëllim që myslimanët të jenë të bashkuar kundrejt armiqve të Allahut dhe të Dërguarit salllahu alejhi ue selem?”

Imam Albani: ”Kjo është pyetje e veçantë dhe e çuditshme! Kjo argumenton se shumë prej myslimanëve, e të mos themi se shumica e tyre; ende nuk e dinë se si myslimanët mund të triumfojnë ndaj armiqve të Allahut dhe të mund të luftojnë kundër tyre. Gjendja jonë është siç edhe e ka përshkruar edhe vetë pyetësi: të përçarë në grupe të shumta. Si mund ta mendoj pyetësi që ta lëmë anash dijen për Allahun e Lartësuar, e cila ishte çështja e parë e Besimit me të cilën është urdhëruar i Dërguari i Allahut:

وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ

“Dhe Madhëroje Zotin tënd.” 74:3

Dhe thotë Allahu:

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ

“Dije se Allahu është Një (nuk meriton të adhurohet askush përpos Tij).” 47:19

Nëse myslimanët janë në kundërshtim në të kuptuarit e kësaj fjale të mirë, si mund të jenë të bashkuar kur të ballafaqohen me armiqtë e Allahut dhe si mund t’i luftojnë ata?!

Pyetësi dhe ata që janë sikurse ai, dëshirojnë që ta shtrembërojmë Sheriatin e Allahut të Madhëruar dhe, me këtë shtrembërim të mund të triumfojmë ndaj armiqve të Tij! Kjo është mënyra dhe thirrja e Ebu Nauazit. Zoti ynë thotë:

وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ وَأُوْلِي الأَمْرِ مِنكُمْ فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً

“Nëse për ndonjë gjë keni mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse jeni ata të cilët besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” 4:59

Gjithashtu po e lexoj edhe ajetin të cilin e kemi lexuar shumë herë:

وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيرًا

“Kush i kundërvihet të Dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe pason rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve (Sahabeve), Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur, e do e fusim në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai.” 4:115

Si do të pajtohet pyetësi dhe ata që janë si ai që, t’i kundërshtojmë këto ajete të qarta? Dhe si mund ta gjykojë mundësinë e të bashkuarit të myslimanëve ndërmjet veti, duke pasur gjithë atë kundërshtim ndërmjet tyre?! Kundërshtimet – nuk e kemi për qëllim ashtu siç i quajnë: në çështje jothelbësore. Kundërshtimet janë që në bazë. Por jo vetëm në bazë, por që në thelbin e kësaj baze, e cila ka të bëj me Vetë Allahun – Zotin e botëve!

Me keqardhje të madhe, më duhet t’ia kujtojë pyetësit dhe të tjerëve si ai: na gëzonte shumë lajmi i pavarësimit të vëllezërve tanë myslimanë Afganë nga Rusia dhe miqtë e tyre. Mirëpo sa u gëzuam, aq edhe ndjemë keqardhje dhe u hidhëruam kur ata u kufizuan në vetëm dy qytete nga i tërë Afganistani sa e kishin në dorë të tyre. Shkak i gjithë kësaj ishte se udhëheqësit e tyre u kundërshtuan dhe lindën mosmarrëveshje në mes të tyre, thotë Zoti Ynë:

وَلاَ تَنَازَعُواْ فَتَفْشَلُواْ وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ

“…e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë.” 8:46

Pyetësi, nuk i kushton vëmendje çështjes që i Dërguari i Allahut – sal Allahu aleji ue selem – e përmend tek hadithi i cili flet për shtatëdhjetë e tre grupe. Dhe se grupi i shpëtuar është ai i cili i përmbahet rrugës së të Dërguarit dhe shokëve të tij.

Atëherë kur myslimanët do t’i përmbahen rrugës e cila mbështetet në Kur’an dhe Sunnet dhe rrugës së Sahabeve të Profetit – sal Allahu aleji ue selem -, vetëm atëherë mund t’i dalin përpara armiqve të Allahut të Madhëruar. Ndërsa, ‘të lësh të vjetrën në vjetërsinë e saj’ –ashtu siç thonë disa-, e duke bashkuar dhe tubuar për hir të luftimit të armikut të përbashkët, kjo është gjë e pamundur.

Ajeti i lartpërmendur dhe Beteja e Hunejnit dhe të tjera, janë shembujt më madhështorë që tregojnë për domosdoshmërinë e të bashkuarit të myslimanëve. Dhe e gjithë kjo nuk mund të bëhet asnjëherë, vetëm se duke u mbështetur në Kuran dhe Sunnet.

Dhe ajeti që e përmendëm më herët, insha-Allah mjafton si argument për këtë që theksuam:

فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً

“Nëse për ndonjë gjë keni mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse jeni ata të cilët besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” 4:59″

Shpërndaje: