Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të bëjë hixhret apo të kujdesem për nënën?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab (4)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tf–1430-7-24.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Zëri i pyetjes është i pa qartë, por bëhet fjalë në lidhje me gjykimin për të bërë hixhret në një vend mysliman dhe për ta lënë nënën e vjetër në vend kufri …”

Përgjigje: ”Atij nuk i lejohet që të bëjë hixhret dhe ta braktis nënën e tij që është në nevojë për të. Ai duhet të qëndrojë me të për t’i shërbyer asaj dhe ta trajtojë atë mirë. Ky është një justifikim i vlefshëm për atë që të qëndrojë atje:

Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë për emigrim. Për këta ka shpresë se Allahu do t’i falë. Me të vërtetë Allahu është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.” 4:98-99

Ai justifikohet për të mos bërë hixhret. Megjithatë, ai duhet të kapet për fenë dhe të sillet mirë ndaj nënës së tij.”

Shpërndaje: