Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të betuarit në Kuran

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr. 4950

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka njerëz të cilët pohojnë se është e lejueshme të betohesh në Kuran. Ata betohen në Mus’haf dhe nuk i vënë veshin aspak, edhe pse ne i këshillojmë në vazhdimësi. Çfarë është mendimi juan në lidhje me këtë gjë?”

Përgjigje: “Është e lejuar të betohemi në Allahun, në Cilësitë e Tij. Kurani është fjalë e Allahut, dhe fjala e Tij është prej Cilësive Madhështore, andaj është e lejuar të betohemi në të.

Pra, nëse ai i cili betohet në Kuran e ka për qëllim se po betohet në një prej Cilësive të Allahu, kjo është e lejuar dhe nuk ka asgjë të keqe. Por, nëse ka për qëllim fletët dhe ngjyra (Mus’hafi) me të cilën është shkruar Kurani, atëherë kjo është e ndaluar, sepse këto janë krijesa të Allahut, ndërsa nuk është e lejueshme betimi në atë që është e krijuar.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

من كان حالفًا فليحلف بالله أو ليصمت 

“Ai që do të betohet, le të betohet në Allahun ose le të heshtë.” 1


1 Bukhari (6646) dhe Muslimi (1646)

Shpërndaje: