Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të blej shtëpi apo të bëjë haxhin?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/laq-23-8-1434.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse një person dëshiron të bëjë haxhin dhe gjithashtu ka para për të blerë një shtëpi. A duhet që së pari të bëjë haxhin apo të blejë një shtëpi?”

Përgjigje: “Ai duhet t’i japë përparësi nevojës së tij themelore. Dhe shtëpi është nevojë themelore. Unë besoj se ai ka nevojë për një shtëpi.

Pra, le të blej shtëpinë. E, nëse i mbeten para pasi të plotësojë nevojën e tij themelore, atëherë ai e bën haxhin.”

Shpërndaje: