Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çka do të thotë hadithi:
“Kush braktis diçka për hir të Allahut, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë.”?
Përgjigje: Ky hadith – tek ata të cilët e konsiderojnë të pranueshëm, ka për qëllim që nëse ti heq dorë nga disa prej të drejtave tuaja, vërtet Allahu do t’i kompensojë me të mira. Shembull, nëse ndërmjet teje dhe vëllait tënd ka ndonjë mosmarrëveshje, ose ndërmjet teje dhe gruas tënde, apo dikujt tjetër, dhe t’i heq dorë nga ndonjë prej të drejtave tuaja për hir të Allahut (subhanehu ue te ala), atëherë me lejen e Allahut (azze ue xhel) kjo do të zëvendësohet me diçka edhe më të mirë (se ajo nga e cila ke hequr dorë).
Gjithashtu, nëse do Allahu, kjo vlen edhe për mëkatarin, nëse ai i braktis mëkatet dhe i kthehet Allahut, është i bindur ndaj Tij. Allahu këtij personi do t’i japë të mira.