Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (12)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_%2022_03_1433.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Si mund t’i përgjigjemi provave që konfirmojnë se të vdekurit dëgjojnë? Duke pasur parasysh se këto prova i marrin për argument adhuruesit e varreve!”
Përgjigje: “Nuk ka rëndësi nëse ata dëgjojnë. Edhe në qoftë se ata e dëgjojnë, ata nuk mund të përgjigjen, siç edhe thotë Allahu Te’ala:
وَلَوْ سَمِعُوا مَا اسْتَجَابُوا لَكُمْ
“…por edhe sikur ta dëgjonin (lutjen tuaj), nuk do të mund tu përgjigjeshin juve.” 35:14
Pra lutjet e tyre janë të kota, kur është më se e qartë ata (të vdekurit) nuk mund t’i përgjigjen atyre. Këta njerëz marrin një pjesë të ajeteve kuranore dhe haditheve dhe i braktisin të tjerat. Ata pranojnë atë që është në favor të tyre dhe lënë atë që është kundër tyre. Kjo është tipit tek njerëzit e devijuar. Allahu ka thënë në lidhje me ta:
فَأَمَّا الَّذِينَ في قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاء الْفِتْنَةِ وَابْتِغَاء تَأْوِيلِهِ
“Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet.” 3:7
Ata pranojnë vetëm atë që ata e besojnë se është në favor të tyre e në të njëjtën kohë braktisin atë që nuk përputhet me bindjet që ata kanë dhe kështu ata mundohen të sqarojnë (sipas dëshirës) ajetet dhe hadithet që kanë kuptim të përgjithshëm e të paqartë për të cilat ata kapen. Kjo është tipike për njerëzit e devijuar!”