Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të dish gjithçka por megjithatë asgjë, që të ke gjithçka por megjithatë asgjë

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Ighathat-ul-Lahfan (1/52)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Çdo pjesë e trupit është krijuar për një veprim të veçantë. Përsosmëria e saj qëndron në atë se pjesa e trupit vërtetë plotëson veprimin për të cilin është krijuar. Sëmundja e saj është se ajo nuk mund ta përballojë atë në mënyrë që ajo është ose nuk mund ta përballojë atë fare ose e përballon atë me vështirësi.

Sëmundja e dorës është se ajo nuk është në gjendje të kap.

Sëmundja e syrit është se ai nuk është në gjendje të shikojë dhe të sheh.

Sëmundja e gjuhës është se ajo nuk është në gjendje të flasë.

Sëmundja e trupit është se ai nuk është në gjendje që të lëviz në mënyrë të natyrshme ose është shumë i dobët.

Sëmundja e zemrës është se ajo nuk është e aftë ta njoh Allahun, ta dojë Atë, të përmallohet për Të, të kthehemi tek Ai dhe t’i jep Atij prioritet para dëshirave të tij. Nëse robi është i dijshëm për çdo gjë, por jo për Zotin e tij, atëherë ai është sikurse nuk ka dije për asgjë. Nëse robi ka çdo gjë në botë dhe përjeton të gjitha ëmbëlsitë dhe kënaqësitë e saj, por nuk ka dashuri për Allahun, nuk ka përmallim për Të dhe nuk ka rehati me Të, atëherë është sikurse ai nuk ka përjetuar ndonjë kënaqësi, lumturi apo gëzim fare. Zemrës që i mungojnë gjitha këto do të dënohet nga të gjitha që asaj i janë dhënë dhe që ka përjetuar.

Shpërndaje: