Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të drejtat e gruas së pabindur

Imam Harb bin Ismail el-Kirmani 

Burimi: Meseil-ul-Imam Ahmed bin Hanbal, fq. 247

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

E kam pyetur Ahmed bin Hanbelin për gruan që nuk i bindet burrit të saj se, a ka të drejtë të furnizohet nga pasuria e burrit? 

Ai u përgjigj: ”Jo.”

Kurse Haruni ka thënë: E kam pyetur Hasanin [el-Basri] në lidhje me gruan që largohet nga shtëpia edhe pse burri ja ka ndaluar një gjë të tillë, nëse ajo ka të drejtë për t’u furnizuar nga pasuria e burrit?

Ai u përgjigj: ”Po.”

E pyeta se me çfarë ajo duhet të ushqehet?

Ai u përgjigj: ”Me gjemba bizeleje.”

Tariku ka thënë: ”Esh-Sha’bij u pyet për gruan që nuk i bindet burrit të saj?”

Ndërsa ai u përgjigj: ”Ajo nuk ka të drejtë për t’u furnizuar (nga pasuria e burrit të saj), edhe nëse ajo do të jetonte me të për njëzet vjet.”

Shpërndaje: