Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Uehab (24)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është rregulli për të falur namazin ulur në karrige? A është më mirë të falemi ulur?
Përgjigje: Ai nuk duhet të ulet në karrige dhe të falet nëse është në gjendje të ulet në tokë. Atij i lejohet të falet ulur në karrige vetëm nëse nuk është në gjendje të ulet në tokë. Andaj nuk ka problem të ulesh në karrige dhe të falesh. Në këtë rast, ai falet në karrige dhe gjestikulon gjatë rukusë dhe sexhdes duke e bërë sexhden më poshtë sesa rukun.