Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetuaja nr 19313
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e vërtetë se të fjeturit përmbys është gjë e keqe? Unë kam dëgjuar se është mekruh (e urryer), sepse kjo është mënyra që fle shejtani. Unë jam mësuar të fle në këtë pozitë që nga koha kur isha fëmijë dhe unë ende vazhdoj ta bëj këtë. Cili është gjykimi mbi këtë çështje?
Përgjigje: Është mekruh të fjeturit përmbys, siç është transmetuar në Sunenin e Ebu Daudit prej Tuhfah bin Kajs el-Gifarij i cili ka thënë: “Një ditë prej ditësh, kur unë isha i shtrirë përmbys në xhami natën vonë, një njeri filloi të më shtynte me këmbën e tij dhe pastaj tha:
“Kjo është një pozitë të cilën e urren Allahu.”
Kur shikova lartë, e pashë se ai ishte i dërguari i Allahut ﷺ.
Fjetja në këtë pozitë duhet të ndalet edhe nëse është bërë zakon, sepse muslimani duhet të braktisë zakonet që kundërshtojnë sheriatin Islam.