Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të fundit dhe të parët

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)

Burimi: Sherh Sahih Bukhari (1/592)

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

238 – Ebul-Jeman na tha: Shuajb na informoi: Ebyz-Zinad na informoi se Abdurr-Rrahman bin Hurmuz el-A’raxh i tha atij se ai e ka dëgjuar Ebu Hurejra duke thënë se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) të thotë:

”Ne jemi të fundit dhe të parët.”

Do të thotë të fundit për sa i përket periudhës në këtë jetë dhe të parët sa i përket jetës tjetër. Në çdo situatë në jetën tjetër ky umet janë të parët. Ata janë të parët në Sirat, të parët që hynë në xhenet, të parët tek peshorja dhe çdo gjë tjetër.

Shpërndaje: