Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të gënjesh fëmijët

Alameh Muhammed bin Abdilah es-Subejjil

Burimi: Fataua ue Rasail il-Mukhtarah, fq. 533

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejueshme që të gënjesh një fëmijë gjashtë vjeçar për të mirën e tij dhe për ta disiplinuar atë?”

Përgjigje: Nuk është e lejuar të gënjesh, as të riun e as të moshuarin. Nëse i gënjen fëmijët, ti po e fsheh të vërtetën dhe në qoftë se të rriturit gënjejnë, atëherë i riu mësohet dhe kërkon kënaqësi në gënjeshtër.

Është përmendur se Abdullah ibn Amir (radija Allahu anh) ka thënë:  ‘’Nëna ime më thirri një ditë, ndërsa i Dërguari i Allahut ishte ulur në shtëpinë tonë dhe ajo tha: ”Eja këtu dhe unë do të jap diçka. Në atë rast, i Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) i tha asaj: ‘Dhe çfarë dëshiron t’i japësh?’ Ajo tha: ‘dëshiroj t’i jap një hurme.’ I Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) i tha asaj: 

”Në qoftë se ti nuk i jep atij ndonjë gjë, atëherë do të shkruhet ty kjo si gënjeshtër.” (Ahmedi dhe Ebu Davudi).”

Shpërndaje: