Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Barbahari ka thënë:
“Dije se të gjitha epshet janë të këqija. Të gjitha ato thërrasin tek shpata.” Sherhus-Sunneh (147).
Sqarim
“Të gjitha ato thërrasin tek shpata” – do të thotë në sprova. Luftërat mes myslimanëve dhe përçarjet janë shkaktuar vetëm nga Pasuesit e Epsheve, si: Mutezilitë, Hauarixhët dhe të tjerët nga Pasuesit e Epsheve.
Ata janë të cilët kanë shkaktuar sprova, pra: Mutezilitë, Hauarixhët, Rafiditë dhe të tjerët. Sprovat nuk janë shkaktuar veçse nga këta dhe për shkak të tyre.
Kush e vrau Uthmanin radijallahu? Kush e vrau Ali bin Ebi Talibin radijallahu anhu?
Nëse jo këta Pasusit e Bidateve, atëherë kush i solli sprovat në mes myslimanëve pas këtyre ngjarjeve?
Nëse jo Pasuesit e Bidateve, atëherë kush ishte ai që e bëri Me’mun dhe pasardhësin e tij për t’i provuar Ehlus-Sunnetin, derisa ata tërhoqën zvarrë Imamin e tyre Imam Ahmed bin Hanbelin (Allahu e mëshiroftë!), e rrahën dhe e futën në burg?
Kush e burgosi Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijen (Allahu e mëshiroftë!), derisa ai vdiq në burg, nëse jo Pasuesit e Bidateve?
Ne jemi të urdhëruar që të largohemi prej këtyre njerëzve. Sherri i tyre shkakton përçarjen e myslimanëve, shkakton rebelimin kundër sunduesit mysliman dhe bën që myslimanët të shpërndahen në sekte dhe grupe, në vend që të jenë një grusht i vetëm.