Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të gjitha fatkeqësitë janë drejtësi dhe të gjithë mirësitë janë favore

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh 

Burimi: “Mukhtesarul-Fetauel-Misrijjeh” (1/338-339)

Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Njeriu kërkon shpërblimin nga Allahu, në të njëjtën mënyrë sikurse punëtori e kërkon pagën e tij nga punëdhënësi. Shumë prej njerëzve i mbështeten lëvizjeve, forcës dhe veprimeve të tyre. Ata të cilët veprojnë kështu, në realitet ata janë të devijuar dhe injorant. Allahu nuk i ka urdhëruar robërit e Tij diçka për shkak se Ai ka nevojë për ta. Ai i ka urdhëruar ata për të mirën e tyre. Ai nuk u ka ndaluar atyre diçka nga koprracia. Ai i ka ndaluar të gjithë gjërat që janë të këqija. Allahu (Te’ala) ka thënë:

يَا عِبَادِي, إِنَّكُمْ لَنْ تَبْلُغُوا ضَرِّي فَتَضُرُّونِي, وَلَنْ تَبْلُغُوا نَفْعِي فَتَنْفَعُونِي

“O robërit e Mi, ju nuk mund të arrini dëmin që Mua të më dëmtoni as të arrini dobinë që Mua të më bëni dobi.”

Edhe pse Ai nuk është aspak në nevojë për krijesat e Tij, Ai i dërgon atyre të dërguar nga mëshira e Vet dhe i udhëzon ata në çdo gjë të mirë nga mëshira që Ai ka. Edhe pse Ai ia ka obliguar Vetës së Tij mëshirën dhe ia ka ndaluar Vetes së Tij padrejtësinë, kjo është një fakt i pashmangshëm. Kjo do të ndodhë sepse Ai e ka premtuar këtë dhe jo për shkak se krijesat e obligojnë apo i ndalojnë Allahut diçka. Krijesat janë të pa’aftë për diçka të tillë. Të gjitha dhuntitë nga Ai janë vetëm favor për njeriun dhe të gjitha fatkeqësitë janë vetëm drejtësi e Tij. Allahu (Te’ala) ka thënë:

فَمَنْ وَجَدَ خَيْرًا فَلْيَحْمَدِ اللَّهَ ، وَمَنْ وَجَدَ غَيْرَ ذَلِكَ فَلا يَلُومَنَّ إِلا نَفْسَهُ

“Kush gjen mirë, le ta falënderojë Allahun, kurse kush gjen të kundërtën, mos ta fajësoj askënd përveç vetes së vet.” 1

Ai i cili neglizhon urdhrat, ndalesat, premtimin dhe kërcënimin për shkak se ai shkon duke u mbështetur në fatin e vet, ai veçse ka devijuar. Ndërsa, ai i cili ecën në përputhje me urdhëresat dhe ndalesat e në anën tjetër injoron paracaktimin ka devijuar. Allahu (Te’ala) ka thënë :

إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” 2

Ne adhurojmë Allahun, sepse ne pasojmë urdhrin e Tij, dhe kërkojmë ndihmë prej Tij për shkak se ne e besojmë paracaktimin.


1 Muslimi (2577).

2 El-Fatiha 1:5

Shpërndaje: