Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të gjitha parlamentet janë të padobishme

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (930)

Data e fetvas: 9/4-1417 ose 24/8-1996

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Bismilah! Falënderimet i takojnë Allahut. Paqja dhe begatitë e Allahut janë mbi të dërguarin e Allahut.

Mësuesi jonë i nderuar! Vëllezërit tanë në Pakistan e lejojnë futjen e tyre apo futjen e disa personave prej grupe të tyre që të futen në parlamentin e Pakistanit dhe thonë se parlamenti në Pakistan ndryshon shumë nga parlamentet në vendet e tjera. Në të cilat Sheriati dhe ndëshkimet paraqitet si një opsion, sikurse marrin (si ligj) mendimin e shumicës (së parlamentit). Këto gjëra nuk ndodhin në parlamentin e Pakistanit pasi ato janë gjëra të vendosura nga sheriati. Porse gjërat të cilat paraqiten në të (parlamentin e Pakistanit) janë gjëra për të cilat nuk ka argument në sheriat dhe janë nga gjërat që mund të futet në ixhtihad (përpjekje). Ata thonë se futja e myslimanëve në parlament, i forcon rradhët e tyre dhe i shumon ata, dhe i mundëson që të vendoset sheriati në atë vend.

Cili është mendimi i shkëqelsisë suaj? Allahu j`ua shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: ”Ne besojmë, ashtu sikurse edhe thonë dijetarët se ”Çdo gjë e cila ndërtohet në diçka të keqe dhe ajo është e keqe.”

Ajo që unë di është se, shumica e sistemeve të parlamenteve nuk janë të bazuara sipas sheriatit islam.

Fjala e Allahut të Lartësuar:

وَأَمْرُهُمْ شُورَى بَيْنَهُمْ

Dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin.42:38

Nuk ka dyshim dhe as mëdyshje tek dijetarët, se çdo argument në Kuran apo në Sunnet ose është i paqartë ose i pakufizuar ose i përgjithshëm, dhe gjithësecili është i sqaruar në Sunnetin e Profetit salAllahu alejhi ue selem, i cili (Sunneti) ndahet tek dijetarët në tri lloje.

1 – Fjalë.

2 – Vepër.

3 – Aprovim.

Unë mund të shtojë tek fjala ”aprovim” (edhe atë gjë e cila konsiderohet Sunnet kur e len pa e vepruar), të cilën, ndoshta nuk e gjen të përmendur në librat e fikhut të njohura sot.

Kështu që unë them; Lloji i tretë është Sunnet në aprovim. Them, që prej tij (llojit të tretë) janë dhe Sunnetet që i njohim si ”Et-Terkij-jeh = të lënurat”. Në disa raste ne paralajmërojmë dhe themi, kujdes se mos (ngatarroheni e) thoni ”Et-Turkij-jeh”.

Ne e dimë se ajo të cilën e braktisi i Dërguari salAllahu alejhi ue selem, sikurse e ka shpjeguar këtë gjë shejkhul Islam Ibn Tejmijjeh (Allahu e mëshiroftë!) në librat e tij, të cila janë të mbushura përplot me dije të pjekur, se çdo gjë që e ka braktisur i Dërguari salAllahu alejhi ue selem, ajo është Sunnet që ne duhet ta braktisim.

Kjo është diçka e njohur tek ne përdersia ndërlidhet me bidatet në adhurime.

Porse ajo që dua të them, për sa i përket përgjigjes për pyetjen e bërë, them: Fjala e Allahut të Lartësuar:

وَأَمْرُهُمْ شُورَى بَيْنَهُمْ

Dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin.

Fillimisht, a kanë për qëllim që të gjithë myslimanët? Së dyti, a kanë për qëllim të devotshmit dhe mëkataret prej tyre? Së treti, a kanë për qëllim dijetarët dhe ata që nuk dijnë prej tyre? Ndoshta kjo është e fundit (nga shembujt). Pra, a kanë për qëllim dijetarët dhe ata që nuk dijnë prej tyre?

Përmendëm, të devotshmin, mëkatarin, dijetarin dhe atë që nuk ka dije. Nuk ka dyshim se përgjigja do të jetë për këto grupe (njerëzish).

Atëherë si mund ta kuptojmë këtë ajet dhe të ngjashmet me të?

وَشَاوِرْهُمْ فِي الأَمْرِ

Dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme.

A është kjo çështje, të cilën ne e përmendëm në fillimin e përgjigjes ku thamë: ”Argumenti ose është i paqartë ose i pakufizuar ose i përgjithshëm” i cili sqarohet më pas nga i Dërguari salAllahu alejhi ue selem.

وَأَمْرُهُمْ شُورَى بَيْنَهُمْ

Dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin.

Ky është i pakufizuar.

وَشَاوِرْهُمْ فِي الأَمْرِ

Dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme.

Kjo është diçka e përgjithshme.

Si mund t`i bashkojmë këto dy ajete? Nuk ka dyshim dhe ne jemi të bindur se Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk u konsultonte me të gjithë sahabët. Porse u konsultonte me disa sahabë të zgjedhur. Sikurse edhe mund të them, se u këshillonte me më të zgjedhurit nga ky grup i zgjedhur prej sahabëve.

Kështu që ne themi se Çdo gjë e cila ndërtohet në diçka të keqe dhe ajo është e keqe.”

Ky parlamenti Pakistanez, për të cilin edhe u shtrua pyetja. Ne pak më parë folëm dhe u shtrua një pyetje.

A ndryshon ky parlament nga parlamentet e tjera të cilat i njohim? Në të cilat marrin pjesë si myslimanët ashtu edhe kafirat!

Unë mendova se përgëzimi i parë për vertëtësinë e fjalës që u tha më parë do të ishte se, ”në të ka vetëm mysliman”, porse kjo nuk zgjati shumë dhe doli së në të ka dhe mysliman edhe jomysliman. Na vjen keq për këtë sikurse na vjen keq edhe për mossinqeritetin në fjalën e thënë se ai (parlamenti) është ndryshe (nga parlamentët e tjerë).

Unë nuk e mohoj se mund të ndryshoj parlamenti Francez nga parlamenti Britakin, apo parlamenti Britanik nga ai Amerikan etj.

Porse ajo që duam ne, është që të shikojmë se ku është lloji i ndryshimit të parlamentit islam Pakistanez nga parlamentet e tjera islame?!

Kjo është përvoja e parë.

Më pas, a marrin pjesë në të (parlament) myslimanët në përgjithësi, i devotshmi dhe mëkatari prej tyre? Përgjigja është, sigurisht. Përderisa jobesimtari është koleg me myslimanët në parlamentet e tyre, atëherë më parësore është që me këto myslimanët e devotshëm të jenë koleg edhe myslimanët mëkatarë.”

Pyetësi: ”Shumica mund të jetë nga Pasuesit e Bidatit për shkak të popullsisë së shumtë.”

Shejkhu: ”Edhe kjo është e saktë. Tani vjen edhe pyetja e tretë, sikurse edhe thashë, mund të jetë e fundit, gjithashtu, përgjigja për të do të jetë e njëjtë sikur edhe u tha më parë.

A kandidojnë në të (parlament) dijetarët apo kandidojnë në të, sikurse i themi ne në Siri ”çdo lloj njeriu”?”

Pyetësi: ”Çdo lloj njeriu.”

Shejkhu: ”Pra (kandidon) çdo lloj njeriu. Atëherë u bë e qartë qëllimi nga titulli. Këshqu që, ky nuk është një parlament i cili ndryshon strukturë. Unë më herët e thashë se mund të ndryshojnë kushtetutat e jobesimtarëve me njëra tjetrën.

Ajo që na intereson ne është se, parlamenti në një vend mysliman, për të cilin disa vëllezër thonë se është i veçantë dhe ndryshon nga parlamentet e tjera.

Më pas, cilat janë ato gjërat e shumta në këtë parlament për të cilin u tha për të ajo çfarë u tha më herët? Ku dallon ky parlament nga parlamentet e tjerë, nëse presidenti i tij dëshiron që ta shpërbëj parlamentit apo ta pezullojë atë për një periudhë të cilën ai e shikon të arsyeshme, apo nuk e ka ai këtë mundësi?

Pyetësi: ”Jo! Ajo ashtu është.”

Shejkhu: ”Atëherë cila është dobia e këtij parlamenti?”

Pyetësi: ”Ata nuk dallojnë vetëm se në atë pikë që ata pretendojnë.”

Shejkhu: ”Unë i këshilloj vellezërit tanë që të qëndrojnë në xhamiat e tyre, në shkollat dhe në tubimet e dhikrit të tyre, studimit sipas Selefëve dhe jo sipas Sufive, pasi kjo është më e mirë dhe më e drejtë për ta.”

Shpërndaje: