Imam Salih bin Fauzan el-Fauzan
Burimi: Sherh Akidetul-Imam Muhammed bin Abdul-Vahab, fq 131-132
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Profeti salAllahu alejhi ue selem thoshte në predikimet e tij:
”Fjala më e mirë është fjala e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzim i Muhammedit. Gjërat më të këqija janë risitë në fe dhe çdo risi është devijim.” Muslimi (867).
Kjo kundërshton ata që ndajnë risitë në dy lloje, të mira dhe të këqija. Nuk ka asnjë të mirë në risitë fetare. Ato janë të gjitha të këqija.
I dërguari salAllahu alejhi ue selem tha:
”Çdo risi është devijim.”
Ndërsa ‘dikush’ thotë: “Të gjitha risi nuk janë të këqija. Vërtet, ka edhe risi të mira.”
Kjo thënie vije në kundërshtim me fjalën e Profetit salallahu alejhi ue selem dhe hedh poshtë vetë thirrjen e tij salallahu alejhi ue selem.
Njëri nga poetët ka thënë: Çështjet më të mira janë ato të më hershmet sipas udhëzimit (islam) dhe çështjet më të këqija janë risitë e futura në fe.
Kushdo që thotë se ka risi të mirë, ne e refuzojmë duke thënë se këto risi janë devijime dhe sherr. Nuk ka risi të mira në fe. Ne qëndrojnë larg risive dhe mjaftohemi me atë që është prej Sunnetit. Vetëm në Sunnetin e Profetit salallahu alejhi ue selem janë gjërat më të mira dhe më të përsosura.”