Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të gjitha veprat e njeriut janë të krijuara

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: “Edh-Dheri’ah ila Bejan Makasid Kitabish-Sheri’ah” (1/548)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë nënkuptojmë kur themi se: veprat e robërve janë të krijuara?”

Përgjigje: “Bindja dhe mosbindja e robit janë të krijuara nga Allahu; e njëjta gjë është edhe me mirësinë dhe të keqen e robit. Allahu ka krijuar çdo gjë. Të gjitha veprat të cilat i vepron robi, qofshin ato të mira apo të këqija, bindje apo mosbindje, të gjitha janë të krijuar nga Allahu (‘Azze ue Xhel). Mirëpo robi vepron me vullnetin dhe me zgjedhjen e tij. Vullneti, zgjedhja dhe të kuptuarit e njeriut, janë faktorët të cilët bëjnë që përgjegjësia e veprës të bie mbi njeriun, përmes së cilës ndodhë shpërblimi ose ndëshkimi i njeriut.”

Shpërndaje: