Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami (v. 1416)
Burimi: Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 139-140
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kushdo që pretendon se posedon ndonjë formë të dijes së fshehur, sikurse parashikuesi, fallxhori, magjistari, astrologu, ai që shikon në dorë, në filxhan dhe ai që shikon në rërë duke vizatuar viza në rërë dhe në këtë mënyrë u tregon njerëzve rreth çështjeve të fshehta, të cilat tregojnë vizatimet apo leximi i filxhanit të kafes në të cilin ti nuk sheh asgjë në të, ndërsa ai lexon në filxhanin e kafes nga i cili ti ke pirë dhe të tregojnë për gajbin (të fshehtën) ose shikon në shuplakën e dorës tuaj dhe e sugjeron atë dhe informon në lidhje me gajbin ose ai thotë se ai e di se ku gjenden gjërat e humbura dhe kështu me radhë – të gjithë këta janë kufarë! Të gjithë ata i përkasin Tahutëve më të mëdhenjë sepse ata pretendojnë të kenë njohuri rreth gajbit. Prandaj, profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Ai që shkon tek një fallxhor dhe beson në atë që ai i thotë, ai mohon atë që i është shpallur Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem).”
Ajo që i është shpallur Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) është Kurani, dhe Kurani thotë:
”Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në tokë, nuk e di gajbin (të fshehtën, të panjohurën), as nuk do ta dinë se kur do të ringjallen.” 1
Ai që pretendon të ketë njohuri rreth gajbit – pavarësisht cilit lloj të fallit, dhe në veçanti fallit modern – është kafir pagan dhe një nga tagutët më të mëdhenjë. Pasi që këto çështje pagane janë përhapur në mesin e muslimanëve nëpër botë, studentët duhet t’i luftojë ato dhe t’i thërrasin njerëzit që t’i mohojnë ato. Nuk është më e rëndësishme për të luftuar drogën se sa këtë. Kjo është në fakt një detyrim më i madh dhe detyrë për ta luftuar se sa lëndët narkotike që drogojnë nervat dhe pjesët e trupit, ndërsa këta njerëz drogojnë besimin dhe i bëjnë njerëzit të bien në kufër.
1 En-Neml 27:65