Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (vdiq. 1420)
Burimi: El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, faqe. 196-197
Përmblodhi: Sa’d Abdul-Ghaffar Ali
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Fëmijët të cilët vdesin para se të arrijnë moshën madhore, ku do të jetë përfundimi i tyre dhe nëse janë banorë të xhenetit a do të martohen?”
Përgjigje: “Po, nëse ata vdesin para se të arrijnë moshën madhore dhe janë fëmijë të prindërve muslimanë. Në rastin e tillë, sipas konsensusit të të gjithë dijetarëve muslimanë ata janë banorë të xhenetit. Ndërsa, mendimet e ndryshme kanë të bëjnë vetëm në lidhje me fëmijët e jobesimtarëve.
Në xhenet, askush nuk do të jetë beqar. Të gjithë banrët e xhenetit do të jenë të martuar dhe aty ata do të kenë çdo gjë që e dëshirojnë. Burrat do të kenë hyritë e xhenetit dhe gra nga jeta e kësaj bote.”