Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të gjithë dijetarët kanë pasuar njërin nga katër medhëhebet, por në akide ishin Selefi!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Unë kam lexuar në libërthin tuaj me emrin “Al Muntaka ere-Rrasin” që ju keni shkruar.”

Përgjigje: ”Nuk e njoh këtë libër!

Vazhdon pyetja: …se Imam Muhamed ibn Abdul-Vehabi ishte hanbeli në medhheb dhe Selefi në Akide. Ç’farë do të thotë kjo?”

Përgjigje: ”Po, kjo është e saktë. Këtu nuk ka asgjë gabim. Ai ishte hanbeli në medhëb dhe Selefi në Akide. Shejkhul Islam Ibnu Tejmije ishte hanbeli në medhëheb ndërsa Selefi në Akide. Të gjithë dijetarët e njohur pasonin njërin nga katër medhebet në Fikh, ndërsa në Akide ishin Selefi.

Të thuash se dijetari nuk mund të jetë da’vetgji përveç nëse nuk pason njërin nga medhëbet, është gabim. Nuk ka asgjë të keqe që një person të pasoj një medhëheb në Fikh dhe të këtë Akiden e Selefëve.”

Shpërndaje: